Dalin analizat e helmimit masiv në Malishevë

  • A.P /
  • 20 October 2023 - 20:26
Dalin analizat e helmimit masiv në Malishevë

Mbi 200 persona kishin kërkuar trajtim javën e kaluar nën dyshimin e helmimit në një ‘Fast Food’ në Malishevë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka njoftuar se ka gjetur disa baktere nga analizat që janë bërë në ushqimet që janë përdorur nga të helmuarit.

“Në mostra të ushqimit, të strishove të ambientit dhe sipërfaqeve punuese janë izoluar: Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile”, ka njoftuar AUV..

Siç vijon: Majonez i prodhimit vetanak (LUSH 2-3133) – Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile. Mish doneri termikisht i përpunuar (LUSH 2-3134) – Salmonella enteritidis. Qofte të ngrira (LUSH 2-3135) – Listeria monocytogenes, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile. Pleskavicë e ngrirë (LUSH 2- 3136) – Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, bakteret koliforme dhe mezofile. Dhe Sos me hudër (LUSH 2—3137) – Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile”, thuhet më tej në njoftim.

(Kosova Sot Online)