Policia dhe AUV gjejnë mbi 2 mijë kg mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar në disa depo të furnizuesve të mishit

  • E.K /
  • 21 October 2023 - 09:56
Policia dhe AUV gjejnë mbi 2 mijë kg mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar në disa depo të furnizuesve të mishit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëveprim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës kanë kryer e disa depove të furnizuesve të mishit dhe produkteve të mishit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë këtij kontrolli kanë gjetur mbi 2 mijë kilogramë mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar.

Në njoftimin e Policisë tuhet se kjo sasi e mishit është asgjësuar.

Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

“PRODHIM DHE VËNJE NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR – Prishtinë 20.10.2023. Njësitë policore në bashkëveprim me Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinës kanë kryer kontrollin e disa depove të furnizuesve të mishit dhe produkteve të mishit. Gjatë kontrollit janë hasur produkte të mbajtura jashtë procedurave të ruajtjes, mall pa origjinë, afat të skaduar, të cilat janë konstatuar në lokacionet e inspektuara/kontrolluara, janë gjetur rreth 2000 kg (dymijë), mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar, i cili është asgjësuar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)