Sekretarja franceze për çështje Evropiane: Është e rëndësishme që Kosova të riangazhohet në dialog me Serbinë

  • E.K /
  • 21 October 2023 - 14:31
Sekretarja franceze për çështje Evropiane: Është e rëndësishme që Kosova të riangazhohet në dialog me Serbinë

Sekretarja e shtetit francez për Evropë, Laurence Boone, ka shkruar lidhur me takimin që ka pasur m zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi në Paris, përcjell “Kosova Sot Online”.

Boone ka thënë se në këtë takim ka shprehur dënimin e sulmit të 24 shtatorit kundër policisë së Kosovës duke e cilësuar sulmin si të papranueshëm.

Boone ka theksuar rëndësinë që Kosova të ri-angazhohet në dialog me Serbinë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me synim normalizimin e raporteve.

“Me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Dënim i sulmit të papranueshëm të 24/09 kundër policisë së Kosovës. Është e rëndësishme që Kosova të riangazhohet në dialog me Serbinë, të lehtësuar nga BE, me synim normalizimin e marrëdhënieve të tyre” , ka shkruar Sekretarja franceze për Evropë.

(Kosova Sot Online)