Vuçiq: Takim i vështirë me pesëshen, besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza

  • E.K /
  • 21 October 2023 - 17:12
Vuçiq: Takim i vështirë me pesëshen, besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit me pesë diplomatët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq e cilësoi këtë takim si “të vështirë”.

Vuçiq shtoi se në Bruksel e presin “takime të rëndësishme”.

Ndërsa, ai po ashtu se beson që në të ardhmen të gjindet një një rrugëdalje nga kriza.

“Takim i vështirë me pesëshen. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Në ditët në vijim pres takime të rëndësishme në Bruksel”, ka shkruar në Instagram Vuçiq.

(Kosova Sot Online)