Policia gjobitë dy shoferë në Ferizaj

  • A.P /
  • 22 October 2023 - 14:47
Policia gjobitë dy shoferë në Ferizaj

Dy shoferë që kanë qenë duke vozitur në gjendje të dehur, policia në Ferizaj ka njoftuar se janë gjobitur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata janë ndalur në magjistralen Ferizaj- Prishtinë, në fshatin Babush.

Bëhet fjalë për Sh.B. i moshës 40-vjeçare dhe G.Sh. i moshës 37-vjeçare.

Ata janë gjobitur me 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj heqje e patent shoferit.

Njoftimi i plotë:

Gjobë ndaj dy shoferëve që drejtuan veturat nën ndikim të alkoolit në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush të Ferizajt kanë ndaluar shoferët SH.B (M/K) i moshës 40 vjeçar dhe G.SH(M/K) i moshës 37 vjeçar, të cilët po drejtonin veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit.

Ndaj tyre, policia iu shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos të drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

(Kosova Sot Online)