BIK: Lëvizja për braktisjen e fesë islame në Deçan s'ka qëllime të mira

  • A.P /
  • 22 October 2023 - 15:00
BIK: Lëvizja për braktisjen e fesë islame në Deçan s'ka qëllime të mira

Në lidhje me formimin e “Lëvizjes për braktisjen e fesë islame”, Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan ka shprehur indinjatën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo lëvizje nuk ka qëllime të mira dhe se “aty vërehen elemente përçarëse dhe nxitje të urrejtjes ndërfetare”.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, shpreh indinjatën e thellë lidhur me formimim e të të ashtuquajtures “Lëvizje për braktisjen e fesë islame”, meqë siq u pa e ndegju ajo ska qellime tmira per shoqerin tonë, aty vërehen elemente përçarëse dhe nxitje të urrejtjes ndër-fetare, si dhe mos durim fetar dhe njerëzor.”

Në reagim thuhet se populli në Kosovë ka ditur të ruajë dhe kultivojë paqen dhe tolerancën ndërfetare, ndërsa shtojnë se secili individ është i lirë ta zgjedhë besimin e vet por jo të bëjë përçarje.

“Ju kujtojmë se populli ynë me besimin islam, dhe besimet e tjera, ka ditur të ruajë dhe kultivojë paqen dhe tolerancen ndër-fetare, fakt i çmuar shumë përgjatë historisë sonë. Mbështetur në këtë fakt, lëvizjet e tilla kanë tendenca qëllimkëqija dhe atakojnë atmosferën e shkëlqyeshme të  ndërtuar me shekuj tek ne, sepse me këtë, veçanërisht sulmohet Islami. Secili është i lirë ta zgjedhë besimin e vet dhe ta praktikojë atë, por nuk ka të drejtë të bëjë përçarje dhe sulmojë të tjerët në asnjë mënyrë.”

KBI në Deçan u ka bërë thirrje qytetarëve “që mos të bien pre e manipulimeve të tilla, e as përçarjeve të tilla”.

(Kosova Sot Online)