Kurti e Osmani në Paris më 10 dhe 11 nëntor

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 22:08
Kurti e Osmani në Paris më 10 dhe 11 nëntor

Në Paris më 10 dhe 11 nëntor, do të jenë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani dhe Kurti do të marrin pjesë në “Paris Peace Forum”, ngjarje që është zhvilluar edhe vitin e kaluar.

Në këtë ngjarje Osmani dhe Kurti ishin takuar vitin e kaluar me presidentin francez, Emmanuel Macron, ku tema kryesore kishte qenë dialogu me Serbinë.

Sipas burimeve, ka shumë mundësi që një takim i krerëve të shtetit me Macronin të përsëritet.

Presidenti francez, gjatë këtij muaji ka qenë në tiranë në kuadër të “Procesit të Berlinit”, ai nuk pati fjalë të mira për Kosovën.

Sipas tij “krerët e shtetit kosovar nuk e kanë mbajtur fjalën”, duke shtuar si mbi atë fjalë të dhënë ”Franca ishte pajtuar për liberalizimin e vizave për Kosovën”.

(Kosova Sot Online)