"Mua ata njerëz po më dhimbsen", Myftiu Tërnava flet për “Lëvizjen për braktisjen e fesë islame”

  • E.K /
  • 25 October 2023 - 10:10

Që disa ditë në opinionin publik është duke u diskutuar një lëvizje e re, e cila për synim ka “braktisjen e fesë islame”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në një intervistë të publikuar në faqen e BIK-ut, lidhur me këtë temë ka folur myftiu, Naim Tërnava.

Tërnava tha se i dhimbsen njerëzit e kësaj lëvizje, që e mbajtën një takim në Deçan.

Tërnava shtoi, siç shprehet ai një mbetje e ish-sistemit komunist.

“Mua ata njerëz po më dhimbsen, ata thjesht janë një mbetje e ish-sistemit komunist, ateisto-enveristo-stalinist, që mendojnë se iu ka ardhur koha që ta bëjnë një lëvizje të tillë. Dhe shikoni kur, në kohën kur Kosova vërtet po vendos për fatin e vet, të ardhmërisë së vendit tonë, ata bëjnë lëvizje të tilla” – deklaroi myftiu Tërnava.

(Kosova Sot Online)