Escobar e cilëson SHBA-në si vendin më prokosovar në botë

  • A.P /
  • 25 October 2023 - 21:10
Escobar e cilëson SHBA-në si vendin më prokosovar në botë

Si diskutim mbresëlënës takimin me të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,  e ka cilësuar kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nikolla, informon se Escobar e cilësoi SHBA-në si vendin më prokosovar në botë.

“Theksoi se ato janë të vendosura për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së Kosovës, dhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, ka ndarë detaje nga takimi Nikolla

Ajo rithekson se SHBA mbështet dialogun e lehtësuar nga BE, mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë në rajon”, është shprehur Nikolla.

(Kosova Sot Online)