Kurti e Vuçiq sot para liderëve evropianë

  • E.K /
  • 26 October 2023 - 08:27
Kurti e Vuçiq sot para liderëve evropianë

Në ftesën për samitin e liderëve të shteteve anëtare të BE-së, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, njofton se do të diskutohet edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç njoftoi qeveria, në margjinat e samitit do takojë liderët e Gjermanisë, Olaf Scholz, Francës, Emmanuel Macron, e të Italisë Giorgia Meloni, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Në BE njoftuan për takimet e Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që do i kenë ndaras me liderët evropianë, por se një takim mes këtyre dyve thanë se nuk do ndodhë.

(Kosova Sot Online)