Rama: E përgëzoj Albin Kurtin për pranimin e propozimit të BE-së

  • A.P /
  • 26 October 2023 - 16:18
Rama: E përgëzoj Albin Kurtin për pranimin e propozimit të BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar se e përgëzon Kurtin për pranimin e propozimit të BE’së si kornizë për negociatat në vijim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në platformën “X”, Rama ka shkruar se kjo është pikë kyçe.

Ai ka thënë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.

“Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve.”


(Kosova Sot Online)