Këto janë vendet që furnizohen me ujë nga Badovci

  • E.K /
  • 27 October 2023 - 14:51
Këto janë vendet që furnizohen me ujë nga Badovci

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar qytetarët të mos pinë ujë nga liqeni i Badocit, si dhe për mospërdorim të tij në amvisëri për shkak të vlerave të rritura të manganit. Kjo pasi konsiderohet se mund të shkaktojë probleme shëndetësore, sidomos te fëmijët e vegjël, duke ndikuar negativisht në rritjen e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

IKSHPK ka publikuar hartat e vendeve që furnizohen me ujë nga Badoci.

(Kosova Sot Online)