Qeveria e Kosovës vendos për rritjen e shtesave për policët

  • E.K /
  • 27 October 2023 - 15:45
Qeveria e Kosovës vendos për rritjen e shtesave për policët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka marrë vendim për rritjen e shtesave për policët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti njoftoi se shtesat do të fillojnë të përfshihen që nga paga e muajit tetor

“Përfshihen shtatë kategori të pozitave në Policinë e Kosovës, të cilët janë subjekt i shtesave të rrezikshmërisë, shtesat për Njësinë Speciale intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të afërt do të kenë 150 shtesë, 120 euro shtesë për Njësinë Speciale Operative K9 dhe Njësia për Eksploziv dhe deminim. Pjesëtaret e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtaret e hetuesisë nga 75 euro në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policët që angazhohen për sigurimin e objekteve do të marrin nga 50 euro”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)