Macron: Kurti dhe Vuçiq kanë marrë qëndrime të qarta për gatishmërinë e tyre që të zbatojnë marrëveshjet

  • A.P /
  • 27 October 2023 - 20:33
Macron: Kurti dhe Vuçiq kanë marrë qëndrime të qarta për gatishmërinë e tyre që të zbatojnë marrëveshjet

Për takimet e të enjtes në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kreu i shtetit të Francës ka thënë se nga Kurti dhe Vuçiq kanë marrë qëndrime të qarta për gatishmërinë e tyre që të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit si dhe themelimin sa më të shpejt të Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe.

“ Nga Kurti dhe presidenti Vuçiq dje morëm deklarata të qarta për gatishmërinë e tyre për zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, si dhe për themelimin sa më të shpejtë të Asociacionit”, ka thënë Macron.

(Kosova Sot Online)