Ja pse Netanyahu kërkon falje

  • A.P /
  • 29 October 2023 - 17:00
Ja pse Netanyahu kërkon falje

“Epata gabim. Gjërat që thashë pas konferencës për shtyp nuk duhej të ishin thënë dhe unë kërkoj falje për këtë”. Kështu deklaroi kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu në platformën X, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Netanyahu fshiu postimin e tij fillestar në mediat sociale në të cilin ai akuzoi inteligjencën dhe udhëheqësit e ushtrisë se nuk e kishin paralajmëruar atë për planet e Hamasit.

“Mbështes plotësisht të gjithë krerët e shërbimeve të sigurisë”, si dhe “shefin e shtabit, komandantët dhe ushtarët e ushtrisë që janë në front dhe luftojnë për vendin tonë”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)