Gjergj Dedaj udhëton në Hagë: Përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar

  • E.K /
  • 30 October 2023 - 10:53
Gjergj Dedaj udhëton në Hagë: Përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, njofton se sot udhëton për në Hagë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se është i ftuar si dëshmitar në Hagë.

Ai tha se këtë po e bën përkundër vullnetit të tij.

“Sot udhëtoj për Hagë! Jam ftuar si dëshmitar në Hagë! Ndonëse viktimë e Serbisë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar në Hagë! Zoti e bekoftë Kosovën martire!”, ka shkruar Dedaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)