Szunyog për takimet e Von der Leyen me Osmanin e Kurtin: Në pritje të diskutimeve të frytshme

  • E.K /
  • 30 October 2023 - 14:01
Szunyog për takimet e Von der Leyen me Osmanin e Kurtin: Në pritje të diskutimeve të frytshme

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka mirëpritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tregoi se presidentja e KE-së do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Szunyog shtoi se pret diskutime të frytshme.

“E mirëprita presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila mbërriti sot në Kosovë, në kuadër të vizitës së saj katërditure në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Malin e Zi, Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurtin. Në pritje të diskutimeve të frytshme!”, shkroi Szunyog.

(Kosova Sot Online)