'Anën' e kujt po e mban OKB?

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 21:20
'Anën' e kujt po e mban OKB?

“Kombet e Bashkuara kanë humbur çdo kredibilitet dhe Republika Çeke do të ishte më mirë të largohej nga organizata ndërkombëtare”, deklaroi ministrja çeke e Mbrojtjes Jana Cernochova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo përmendi votimin e të premtes, ku shumica e vendeve anëtare mbështetën një thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hamasit, si provë se OKB-ja e favorizon këtë të fundit.

Në një postim në X të shtunën, Cernochova shkroi: “ Vetëm 14 vende, përfshirë edhe vendin tonë, u ngritën kundër sulmit të paprecedentë terrorist të kryer nga terroristët e Hamasit.

“Për mendimin tim Republika Çeke nuk ka çfarë të presë nga një organizatë që mbështet terroristët dhe nuk respekton të drejtën themelore për vetëmbrojtje. Le të dalim jashtë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)