Tomë Gashi del me deklaratë të fortë

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 22:45
Tomë Gashi del me deklaratë të fortë

Tomë Gashi, avokat, ka thënë se deputetëve të Kosovës “është dashur të iu kapen duart e mos të lejohen të votojnë Gjykatën Speciale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

”Këtyre tonëve është dasht me iu kap duart me zortë e mos me votu Gjykatën Speciale”, ka thënë ai.

Më tutje, ai tha se të njëjtit deputetë më 22 dhjetor 2017, në Kuvendin e Kosovës thoninë se “nuk e dimë çfarë kemi votuar”.

Më pas, ai lavdëroi kryeministrin Albin Kurti që si opozitar nuk e ka votuar Specialen, duke thënë se as Rexhep Selimi nuk e ka bërë këtë.

E për Hashim Thaçin, që tash po gjykohet nga Gjykata Speciale, Tomë Gashi thotë se ka qenë “personi që më së shumti ka bërë presion që të themelohet kjo Gjykatë”.

”Hashim Thaçi ka bërë më së shumti presion për më themelu Gjykatën Speciale, a e ka ditë a shkon vetë apo jo është çështje tjetër”, ka thënë Gashi. 

(Kosova Sot Online)