Policia parandalon kontrabandën e 40 telefonave

  • E.K /
  • 31 October 2023 - 14:52
Policia parandalon kontrabandën e 40 telefonave

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë e Policisë Kufitare – Veri, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, kanë intensifikuar angazhimet operative dhe ushtrimin e autorizimeve policore në terren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrollit kufitar, në hyrje të pikëkalimit kufitar Bërnjak, në automjetin Audi ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me vozitës S. E., (viti i lindjes 1970), është gjetur një sasi e mallit të fshehur që dyshohet të jet kontrabanduar:

20 IPHONE 14;
10 IPHONE 14 PRO;
10 IPHONE 14 PRO MAX.

Me autorizim të prokurorit të Shtetit malli i kontrabanduar konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës për veprime të mëtutjeshme hetimore.

(Kosova Sot Online)