“Hulku i Kosovës” thyen rekordin Guinness

  • E.K /
  • 31 October 2023 - 14:59
“Hulku i Kosovës” thyen rekordin Guinness

Bujar Muli i njohur ndryshe edhe si “Hulku i Kosovës” ka hyrë zyrtarisht në librin e Guinness për peshën më të rëndë që ka mbajtur në trup, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për këtë ka njoftuar Libri i Rekordeve Guinness nëpërmjet uebfaqes zyrtare në internet dhe vetë vushtrriasi përmes një njoftimi në Facebook.

“Pesha më e rëndë e mbajtur në trup është 1,531 kilograme dhe është arritur nga Bujar Muli, më 15 korrik 2023”, thuhet në njoftimin e Guinness, duke shtuar se ai kishte thyer rekordin me qese të shumta çimentoje të vendosura mbi trupin e tij.

(Kosova Sot Online)