Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • E.K /
  • 01 November 2023 - 08:11
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të jetë mot i vranët, me ç’rast vranësirat pritet të vende-vende të sjellin riga shiu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Teksa, në orët e para të mëngjesit parashihet të ketë edhe mjegull.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)