Eurodeputetja gjerman për vizitën e von der Leyen në Beograd: Na duhet Serbi demokratike, jo zbutje e mëtejshme e Vuçiqit

  • E.K /
  • 01 November 2023 - 12:00
Eurodeputetja gjerman për vizitën e von der Leyen në Beograd: Na duhet Serbi demokratike, jo zbutje e mëtejshme e Vuçiqit

Eurodeputetja gjerman, Viola von Cramon, ka mirëpritur deklaratën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që Serbia dhe Kosova të normalizojnë marrëdhëniet, përcjell “Kosova Sot Online”.

“E mirëpres qartësinë nga Ursula von der Leyen për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”.

Megjithatë, thotë von Cramon, do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte edhe për mangësitë e Serbisë lirinë e medias dhe demokracinë.

“Thuaj drejtpërdrejt – na duhet Serbi demokratike, jo zbutje e mëtejshme e Vuçiqit”, tha von Cramon.

Von der Leyen gjatë vizitës së saj në Kosovë e Serbi përsëriti qëndrimin europian se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Serbia të njohë de facto Kosovën.

(Kosova Sot Online)