Një çift rus e blejnë shtëpinë e Zelenskit

  • A.P /
  • 01 November 2023 - 18:06
Një çift rus e blejnë shtëpinë e Zelenskit

Një çift rus që sapo blenë një pronë luksi në bregdetin e gadishullit të Krimesë thanë se nuk e kishin idenë që u bënë pronarë të shtëpisë ku banonte më parë presidenti ukrainas Zelensky, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Apartamenti me pamje nga deti, i zotëruar më parë nga bashkëshortja e Zelensky në gadishullin e aneksuar nga Rusia, u shit në ankand për gati 400,000 dollarë.

Gruaja e presidentit Olena Zelenska u detyrua të braktiste vilën në fshatin Livadia që prej vitit 2014 pas aneksimit nga Rusia, kur ajo ishte ende e panjohur, por e kishte riblerë sërish para një viti për rreth 150,000 dollarë sipas mediave ukrainase.


(Kosova Sot Online)