Parandalohet kontrabanda me fishekzjarrë në brezin kufitar me Serbinë

  • A.P /
  • 01 November 2023 - 19:20
Parandalohet kontrabanda me fishekzjarrë në brezin kufitar me Serbinë

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Taskë Forcës -Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më 31.10.2023, njësitet e lartcekura në brezin kufitar kanë identifikuar një automjet transportues (furgon), me targa serbe, i cili ishte duke lëvizur përmes rrugëve ilegale nga fshati Renatoc-Preshevë në drejtim të fshatit Inatoc-Gjilan.

Gjatë kontrollit të automjetit, të cilin e drejtonte I.S., mashkull shqiptar, kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme me paketa gjithsej:115 pako me peshë totale 1457 kg. mjete piroteknike (fishekzjarre) në vlerë sipas tregut afro 15.000 € .

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli së bashku me automjetin dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

(Kosova Sot Online)