Dhunë në një familje në Podujevë: Arrestohet një person , dyshohet se rrahu katër femra

  • E.K /
  • 02 November 2023 - 09:28
Dhunë në një familje në Podujevë: Arrestohet një person , dyshohet se rrahu katër femra

Policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se i njëjti i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike katër femrave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se katër viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, rasti është në procedurë hetimore.

“DHUNË NË FAMILJE – Podujevë 01.11.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj kater viktimave kosovare. Katër viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.”

(Kosova Sot Online)