Kryeministri Kurti sot viziton Qendrën e Kërkim Shpëtimit të FSK’së në Pomozotin

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 08:39
Kryeministri Kurti sot viziton Qendrën e Kërkim Shpëtimit të FSK’së në Pomozotin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë sot Qendrën e Kërkim Shpëtimit të FSK’së në Pomozotin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë kësaj vizite, Kurti do të jetë i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK, Bashkim Jashari.

“Sot ditë e premte (03 nëntor 2023), në ora 10:00 Kryeministri i Republikës së Kosovës do të vizitojë Qendrën e Kërkim Shpëtimit të FSK-së në Pomozotin. Gjatë vizitë Kryeministri Kurti do të jetë i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)