Ferizaj: Voziti i dehur, shoferi gjobitet me 200 euro dhe i merret leja për 6 muaj

  • E.K /
  • 06 November 2023 - 09:38
Ferizaj: Voziti i dehur, shoferi gjobitet me 200 euro dhe i merret leja për 6 muaj

Policia në Ferizaj ka njoftuar se është gjobitur një 48 vjeçar, pasi ka vozitur nën ndikim të alkoolit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndaj tij, policia i shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje 200 euro dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos të drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.

Njoftimi i plotë:

Gjobë ndaj shoferit që drejtoi veturën nën ndikim të alkoolit në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 01:30 të mëngjesit, në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin K.K (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili po drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit.

Ndaj tij, policia i shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje 200 euro dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos të drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

(Kosova Sot Online)