Hovenier takon Qerkinin: Të punohet për t’iu dhënë përgjigje familjeve të të zhdukurve

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 16:10
Hovenier takon Qerkinin: Të punohet për t’iu dhënë përgjigje familjeve të të zhdukurve

Drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur,  i ka pritur sot në takim ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Hovenier përsëriti thirrjen që të kapërcehen dallimet dhe të punojnë së bashku për zgjidhjen e rasteve.

“I nderuar të takohem sot me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur dhe të dëgjoj për punën e tyre të rëndësishme. Ne përsërisim thirrjen tonë për zyrtarët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për zgjidhjen e rasteve. Kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve”, shkroi ambasadori amerikan në “X”.


(Kosova Sot Online)