Netanyahu: A e dini se Izraeli po lufton kundër barbarizmit?

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 22:15
Netanyahu: A e dini se Izraeli po lufton kundër barbarizmit?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli jo vetëm që po lufton kundër grupit militant palestinez Hamas, por po zhvillon një “betejë të qytetërimit kundër barbarizmit”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nëse qytetërimi nuk mbizotëron, barbarizmi do të mbizotërojë dhe kjo është beteja jonë,” tha Netanyahu.

Netanyahu e quajti Hamasin “armikun më të egër që ka parë që nga Holokausti”.


(Kosova Sot Online)