Arrestohet një 29-vjeçar në Kaçanik, po kërkohej me urdhëresë të gjykatës

  • E.K /
  • 07 November 2023 - 10:26
Arrestohet një 29-vjeçar në Kaçanik, po kërkohej me urdhëresë të gjykatës

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në ka arrestuar një 29-vjeçar me inicialet A.G, i kërkuar me urdhëresë të gjykatës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të Policisë, ai kërkohej për veprën penale “sulmi”.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth 06:20 në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik kanë ndaluar, e më pas kanë arrestuar personin A.G (M/K), i moshës 29 vjeçar i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, për veprën penale “Sulmi ’’ me dënim burgimi prej 60 ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

(Kosova Sot Online)