Takimet me opozitën e ambasadorët, Lajçak: Ishte ditë tepër produktive

  • S.A /
  • 07 November 2023 - 12:33
Takimet me opozitën e ambasadorët, Lajçak: Ishte ditë tepër produktive

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar për takimet që ka pasur sot në Prishtinë me partitë opozitare, ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe me komandantin e KFOR-it.

Lajcak ka thënë se ka pasur ditë produktive dhe diskutime të mira sa i përket zhvillimeve të fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për rrugën përpara, transmeton "Kosova Sot Online".

Emisari sllovak ka thënë se është mirënjohës për të gjithë bashkëbiseduesit e sotëm dhe për rolin e tyre aktiv dhe mbështetjen.

“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, ka shkruar Lajcak.

(Kosova Sot Online )