Komandanti i KFOR-it mirëpret në takim emisarin Lajçak

  • A.P /
  • 07 November 2023 - 19:29
Komandanti i KFOR-it mirëpret në takim emisarin Lajçak

 Një takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka zhvilluar sot komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ullutash, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur KFOR-i, pa dhënë ndonjë detaj shtesë.

“Komandanti i #KFOR-it, gjeneralmajor Özkan ULUTAŞ, u takua me Përfaqësuesin Special të #BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd, z.@MiroslavLajcak, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)