Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së

  • A.P /
  • 07 November 2023 - 20:10
Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur sot paradite në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ismaili me anë të njoftimi bëri të ditur se Kurtin e ka njoftuar mbi punën e BQK-së, planet dhe synimet.

“Koordinimi ndërinstitucional lidhur me zbatimin e objektivave dhe Planit Strategjik të BQK-së, me theks në përfshirjen financiare, digjitalizimin e shërbimeve financiare dhe aktiviteteve përkrahëse ndaj ekonomisë së vendit”.

“Diskutim për sfidat për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin Evropian të Byrove, që lidhet me Kartonin e Gjelbër, si dhe listimin e Republikës së Kosovës në platformat botërore të pagesave”, thuhet në njoftim.

Ismaili ka marr mbështetje institucionale nga Kurti për adresimin e sfidave si dhe realizimin e objektivave të institucionit më të lartë financiar në Republikën e Kosovës.

(Kosova Sot Online)