Kurti emëron drejtorin e institutit për krimet e luftës

  • E.K /
  • 08 November 2023 - 09:53
Kurti emëron drejtorin e institutit për krimet e luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se e ka emëruar Atdhe Hetemin drejtor ekzekutiv të institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kurti tha se se Arifi është ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës.

“Për ta ndërtuar të ardhmen, duhet adresuar të shkuarën. Ballafaqimi me të kaluarën është një proces shërues dhe një mekanizëm i domosdoshëm për përparim shoqëror”, tha Kurti, duke shtuar se po angazhohen “për adresimin e të gjitha krimeve” dhe “për t’i matur dëmet e shkaktuara”.

“Sot u bë edhe një hap në këtë drejtim për institucionalizimin, mbrojtjen e ruajtjen e kujtesës kolektive e cila do të na shërbejë edhe neve, edhe brezave pas nesh”, tha ai.

(Kosova Sot Online)