Sot Bislimi e pranon raportin e progresit, më pas mban konferencë të përbashkët me Szunyog

  • E.K /
  • 08 November 2023 - 10:00
Sot Bislimi e pranon raportin e progresit, më pas mban konferencë të përbashkët me Szunyog

Komisioni Evropian sot publikon paketën e zgjerimit, përfshirë edhe raportin për vitin 2023 për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në orën 12:00 do të mbahet konferencë nga Komisioni Evropian, gjatë së cilës do të publikohet paketa për zgjerim dhe raportet individuale të progresit për të gjitha shtetet e përfshira në këtë proces.

Më pas, në orën 13:30, Oliver Varhelyi do ta bëjë prezantimin e pakos për zgjerim dhe plani e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kurse, në orën 17:10 raporti do t’i dorëzohet zv/kryeministrit, Besnil Bislimi.

Bislimi dhe ambasadori i BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog do të mbajnë konferencë për media nga ora 17:30.

(Kosova Sot Online)