Qendra shëndetësore në Sukth mbushet me ujë

  • E.K /
  • 08 November 2023 - 13:12
Qendra shëndetësore në Sukth mbushet me ujë

Qendra shëndetësore në Sukth pas reshjeve të dendura të shiut ka dalë jashtë funksionit pasi është mbushur me ujë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Autoritetet njoftojnë se brenda ambienteve ka prani uji, duke e bërë të pamundur dhënien e shërbimit për qytetarët.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe trafik të rënduar mëngjesin e sotëm në Durrës.

(Kosova Sot Online)