Gjergj Dedaj përfundon dëshminë në Gjykatën Speciale

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 17:10
Gjergj Dedaj përfundon dëshminë në Gjykatën Speciale

Gjergj Dedaj ka përfunduar dëshminë e tij në Hagë, ka bërë të ditur Gjykata Speciale përmes një komunikate për media, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, Gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve do të rifillojë nesër në orën 09:00 të mëngjesit ku edhe pritet të nisë edhe dëshmia e dëshmitarit tjetër të Prokurorisë.

“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Gjergj Dedaj, seanca e sotme në gjykatën Thaçi etj. gjykimi është shtyrë. Gjykimi do të rifillojë nesër, më 9 nëntor 2023, në orën 09:00, kur pritet të nisë edhe dëshmia e dëshmitarit të radhës të SPO-së”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)