E zbulon Tahiri: Edi Rama ishte përpjekur ta ndante Kosovën përmes korrigjimit të kufijve

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 17:39
E zbulon Tahiri:  Edi Rama ishte përpjekur ta ndante Kosovën përmes korrigjimit të kufijve

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, ka lëshuar sërish akuza të rënda në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Tahiri e kishte kontestuar “origjinën kombëtare të Ramës”, në kohën kur ky i fundit kishte thënë për The Financial Times se “veriu është toka e askujt”.

Ajo ka vazhduar me akuza duke thënë se “Rama i shërben aleancës ruso-serbe”.

Më tutje, Tahiri në Pressing ka thënë se “Rama ishte përpjekur ta ndante Kosovën përmes korrigjimit të kufijve”.

”Edi Rama vazhdon të çojë përpara agjendën ruse dhe serbe dhe nuk është ndalur ende nga veprimtaria destruktive për ndarjen e veriut. Rama jo vetëm që hyri në lojën e kufijve. Ky vazhdon ende dhe vetëm që ashtu dështoi me Thaçin, me Vuçiqin. Pastaj doli te Ballkani i Hapur, bërthama e Serbisë të madhe, projekt hegjemon. Rama po vazhdon edhe sot, kjo deklaratë është kuadër e aleancës sekrete të dhimbshme antishqiptare të Ramës”, ka thënë ajo teksa i ka kërkuar Ramës “të ndalet sepse nuk po i mbetet frymë kombëtare”.

(Kosova Sot Online)