Moti sot i vranët dhe me diell

  • E.K /
  • 09 November 2023 - 08:00
Moti sot i vranët dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik njofton se sot moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta.

Temperaturat minimale do të jenë nga 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)