Detaje nga tragjedia në Prizren ku një 27-vjeçar vdiq pasi u godit me thikë

  • A.P /
  • 15 June 2026 - 08:30
Detaje nga tragjedia në Prizren ku një 27-vjeçar vdiq pasi u godit me thikë

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë.

Sipas informacioneve të para nga dëshmitarët, konflikti mes dy familjeve të afërta kishte nisur ditë më parë dhe lidhej me emërtimin e një rrugice ku ata banonin. I dyshuari 16-vjeçar kishte propozuar që rrugica të emërtohej me emrin e babait të tij, i cili kishte vdekur disa muaj më parë, ndërsa viktima kishte preferuar që ajo të mbante emrin e gjyshit.

Përplasja mes palëve ka eskaluar të dielën në mesditë, duke përfunduar me përdorimin e thikës. Si pasojë, 27-vjeçari A. Osmanaj ka vdekur, ndërsa babai i tij ka pësuar plagë.

KlanKosova njofton se babai po vazhdon trajtimin mjekësor në spital.

Ndërsa lidhur me rastin, janë ndaluar tre persona, në mesin e tyre edhe një grua.

(Kosova Sot Online)