Rohde: U lutëm për kthimin e pengjeve izraelite

  • A.P /
  • 09 November 2023 - 21:31
 Rohde: U lutëm për kthimin e pengjeve izraelite

Të enjten në Bibliotekën Kombëtare janë përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të Hamasit ndaj civilëve izraelitë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në tubimin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Izraelit kanë marrë pjesë diplomatë të akredituar në Kosovës përfshirë Ambasadorin e SHBA’së, atë të Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe ai gjerman Jorn Rohde që ka bërë një postim në X për ngjarjen.

“Në një tubim prekës këtë mbrëmje, ne kujtuam viktimat e panumërta të vrarë nga Hamasi më 7 tetor dhe u lutëm për kthimin e sigurt të të gjithë 239 pengjeve nga më shumë se 25 vende”, ka shkruar Rohde.

(Kosova Sot Online)