Fisnik Osmani: Ky do të jetë sezoni më sfidues për “Termokosin”

  • E.K /
  • 10 November 2023 - 07:44
Fisnik Osmani: Ky do të jetë sezoni më sfidues për “Termokosin”

Këtë vit, shërbimet e ngrohtores së qytetit i marrin mbi 40 mijë konsumatorë të rinj. Kjo ka bërë që ky sezon të jetë më sfiduesi për ndërmarrjen “Termokos”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se kjo është sezona më sfiduese prej themelimit të ngrohtores për shkak të zgjerimit të ndjeshëm të bazës së konsumatorëve në rrjet.

“Pa gjashtë ditë po hyjmë në muajin e parë të funksionimit të ngrohtores për vitin 2023-2024, pra për sezonën e re. Siç e kemi thënë publikisht, është sezona më sfiduese prej themelimit të ngrohtores për shkak të zgjerimit të ndjeshëm të bazës së konsumatorëve në rrjet. Duhet cekur që vitin e fundit, pra periudhën për të cilën po flasim kemi një rritje të ndjeshme të numrit të konsumatorëve të cilët për herë të parë po marrin shërbimet prej ngrohtores. Po flasim për mbi 8 mijë e 900 njësi banimi të reja të cilat kanë hyrë në sistem këtë vit me numër të banorëve në Prishtinë të cilët do të marrin shërbimin prej nesh. I bie diku mbi 14 mijë qytetarë më tepër, të cilët janë futur në sistem”, deklaroi Osmani.

“Në fakt ne kemi filluar furnizimin në të gjithë rrjetin, mirëpo ka njësi të banimit ose ka banesa të cilat nuk i kanë përfundu punët sekondare të pjesës brendshme dhe dorëzimin edhe të dokumentacionit edhe të listave për nënshkrim të kontratave në ngrohtore…jo jo absolutisht (nuk ka qenë faji i Termokosit)”, shtoi Osmani.

(Kosova Sot Online)