Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien shkon në Paris, paralajmëron takimin e parë me Albin Kurtin

  • E.K /
  • 10 November 2023 - 07:50
Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien shkon në Paris, paralajmëron takimin e parë me Albin Kurtin

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James C. O’Brien do të udhëtojë për në Paris, Francë dhe Bruksel, Belgjikë, nga 9 deri më 14 nëntor 2023, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në komunikatë është bërë e ditur se në Paris do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris e ku do të takohet për herë të parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në këto takimet do të diskutohet për çështjet rajonale dhe raportet bilaterale.

“Ndërsa në Paris, ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe do të takohet me drejtorin politik francez Frederic Mondoloni dhe zyrtarë të tjerë francezë për të diskutuar sfidat rajonale dhe globale. Ndihmës Sekretari O’Brien do të takohet gjithashtu me liderët evropianë, duke përfshirë kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministrin armen Pashinyan, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidentin malazez Milatovic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski për të diskutuar çështjet rajonale dhe dypalëshe”, thekson komunikata e DASH.

(Kosova Sot Online)