Vrasje në tentativë në Podujevë, në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja të armës

  • E.K /
  • 10 November 2023 - 08:59
Vrasje në tentativë në Podujevë, në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja të armës

Një person ka njoftuar se dhe në Podujevë persona të panjohur kanë shtënë me armë dhe janë larguar me shpejtësi me një veturë në drejtim të panjohur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lidhur me rastin njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) gëzhoja të armës, po ashtu një granatë dore me siguresë është gjetur në rrugë, me ç’rast njësitet për deminim nga KFOR dhe FSK kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

Rasti është në proces hetimor.

“Podujevë 09.11.2023-02:08. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë shtënë me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi me një veturë në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) gëzhoja të armës, po ashtu një granatë dore me siguresë është gjetur në rrugë, me ç’rast njësitet për deminim nga KFOR dhe FSK kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente. Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si më lartë dhe ndodhet në proces hetimor”, thuhet në njoftimin e policisë

(Kosova Sot Online)