Ndihmës Sekretari i Shtetit O’Brien i nis takimet me ballkanasit në Paris, Kovachevski tregon detaje se çka biseduan

  • E.k /
  • 10 November 2023 - 15:47
Ndihmës Sekretari i Shtetit O’Brien i nis takimet me ballkanasit në Paris, Kovachevski tregon detaje se çka biseduan

Ndihmës Sekretari i ri për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James C. O’Brien, në kuadër të një vizitë të të tij në disa shtete europiane është ndal edhe në Paris të Francës për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në margjina të këtij forumi, ai ka në agjendë edhe takimet me disa liderë ballkanikë. Të parin e nisi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, ndërsa më pas pritet të takojë edhe kosovarin Albin Kurti.

“Me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë theksuam rëndësinë e partneritetit të fortë strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Biseduam për zhvillimet e brendshme politike në Maqedoninë e Veriut dhe për prioritetet e politikës së jashtme të Qeverisë”, ka shkruar ai në X.

(Kosova Sot Online)