Dita e dytë e Forumit të Paqes, Albin Kurti zhvillon sot një diskutim

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 09:22
Dita e dytë e Forumit të Paqes, Albin Kurti zhvillon sot një diskutim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Francë, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti do të zhvillojë një diskutim në në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”.

“Në ditën e dytë të Forumit të Paqes, duke filluar prej orës 10:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë një diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, i cili do të moderohet nga Pascal Boniface, Drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS)”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)