Netanyahu paralajmëron Hezbollahun

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 14:45
Netanyahu paralajmëron Hezbollahun

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar ashpër Hezbollahun , pasi ministri i Mbrojtjes bëri të njëjtën gjë më herët mbrëmë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Mos bëni gabim duke shkuar në luftë. Ky do të ishte gabimi i jetës suaj… Hyrja juaj në luftë do të vulosë fatin e Libanit”, tha Netanyahu.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Nasrallah deklaroi më herët se grupi i armatosur përdori lloje të reja armësh dhe goditi objektiva të reja në Izrael.

Ai u zotua se fronti kundër izraelitëve do të “mbetej aktiv”.

(Kosova Sot Online)