Kurti: Duhet bërë më shumë presion Beogradit

  • E.K /
  • 13 November 2023 - 15:25
Kurti: Duhet bërë më shumë presion Beogradit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në Vjenë se rezervat e Serbia për ta nënshkruar marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, solli eskalimin e situatës në terren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha në Forumin Ekonomik të Vjenës se “Serbia refuzoi ta nënshkruajë dhe tha se e pranon marrëveshjen vetëm në koncept, por jo edhe në përmbajtje”. Prandaj, “ky rezervimi pas arritjes së marrëveshjes është duke u përkeqësuar në terren”, tha ai, ndërsa përmendi sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve, rrëmbimin e policëve dhe sulmin e 24 shtatorit.

“Eskalimi ka ndodhur sepse përkundër marrëveshjeve verbale ose gojore në një tekst të plotë, nuk ishte nënshkruar, madje as në margjinat e samitit të Këshillit të Europës më 26 tetor”, tha ai.

“Duhet më tepër presion në Beograd për ta nënshkruar marrëveshjen për të cilën jemi pajtuar dhe gjithashtu na nevojitet integrimi europian, sepse nuk mendoj se rajoni ynë mund të integrohet jashtë BE-së ose pa BE-në, duhet të jetë drejt BE-së, me BE-në dhe Procesi i Berlinit mund të jetë më i thellë dhe më i intensifikuar”, tha ai.

(Kosova Sot Online)