Kurti e Kovaçevski shtrëngojnë duart në Vjenë

  • A.P /
  • 13 November 2023 - 17:03
Kurti e Kovaçevski shtrëngojnë duart në Vjenë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ia shtrënguan dorën njëri-tjetrit në Vjenë të Austrisë, disa muaj pasi ata e kishin shmangur njëri-tjetrin në Slloveni, pas një vizite shumë të komentuar të Kurtit në shtetin fqinj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti dhe Kovaçevski po qëndrojnë në Austri për Forumin Ekonomik të Vjenës. Kryeministri maqedonas shkroi se me Kurtin diskutuan për bashkëpunimin që tha se është “gjithpërfshirës dhe vazhdimisht në rritje”, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti diskutuam bashkëpunimin tonë, i cili është gjithëpërfshirës dhe vazhdimisht në rritje. Ne u fokusuam në bashkëpunimin ekonomik dhe atë energjetik. Kemi shkëmbyer mendime edhe për situatën në rajon dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkroi Kovaçevski në “X”.

(Kosova Sot Online)